Ndërtimi i Unazës së Madhe – Balluku njofton hapjen e aksit nga mbikalimi Farkës deri tek Materniteti i ri
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku informon se punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës po avancojnë ditë pas dite.
Sipas njoftimit është hapur për qarkullimin e automjeteve një tjetër segment të kësaj vepre, pjesën nga Mbikalimi i Farkës deri tek Materniteti i Ri, duke lehtësuar lëvizjen në këtë zonë të kryeqytetit.
Balluku bën me dije se në lotet e tjera të kësaj vepre, po vijon puna me ritme të larta për të bërë të mundur përfundimin e tyre brenda një kohe sa më të shkurtër.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.