Ndërtimi i rrjetit me fibër dhe Wi-Fi – Bashkia e Elbasanit tender 79.8 mln lekë

Bashkia e Elbasanit ka hapur tenderin për projektin e Ndërtimit e Infrastrukturës së Telekomunikacionit. Ky projekt parashikon ndërtimin e një rrjeti me fibër optike dhe vendosjen e infrastrukturës Wireless – Free.
Kështu, nëpërmjet realizimit të këtij projekti qytetarët e këtyre zonave do të mund të kenë qasje në internet. Kjo do të përmirësojë shkëmbimin e të dhënave midis zonave rurale dhe jo vetëm.
Wi-Fi do të mbulojë fillimisht këto zona:
- Qendra Balashe
- Gjinar
- Gjergjan
- Tregan
- Labinot Fushe
- Shirgjan
- Bradashesh
- Gracen
- Paper
- Shushicë
Për këtë projekt, është vënë në dispozicion një fond prej 79.8 milionë lekësh, që do të mundësohen nga Buxheti i Shteti dhe Buxheti i Bashkisë.
Operatorët e interesuar do të kenë mundësi të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 7 Dhjetor 2017. Projekti pritet të vihet në zbatim 7 muaj pas lidhjes së kontratës me operatorin fitues.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.