Ndërtuesit zbulojnë statujën e perandorit të parë të Romës – Busti i Augustit u gjet në gjendje të mirë

Në qytetin italian të Isernia, një ekip ndërtuesish zbuluan një kokë mermeri të ruajtur mirë. Në këtë vend, gjetje të tilla nuk janë të rralla, por ato nuk mund të identifikohen gjithmonë, ose jo gjithmonë kanë vlerë historike.
Në këtë rast, ekspertët nuk kishin asnjë dyshim: nën muret e qytetit 2,000-vjeçar ishte pjesë e një skulpture ose busti të Augustit, perandorit të parë të Romës. Ai gjithmonë përshkruhej me veshë të mëdhenj dhe me një model flokësh “bisht”: një ndarje në formë V, në të dy anët e së cilës kishte “kaçurrela” flokësh.
Augusti themeloi një ushtri këmbësorësh dhe zgjeroi perandorinë në Afrikë. Ai drejtoi Romën nga viti 27 para Krishtit, në 14 pas Krishtit. Isernia, e banuar nga njerëzit e lashtë samnitë, ishte një pikë e rëndësishme strategjike në qendër të Italisë. Roma e kapi atë në 295 para Krishtit, e rrafshoi me tokën dhe e rindërtoi si një post romak. Si Cezari ashtu edhe Augusti themeluan koloni atje, megjithëse në 90 para Krishtit, Samnitët për pak kohë rikthyen qytetin.
Data e saktë e krijimit të skulpturës nuk është përcaktuar, por skica e saj i ngjan statujës së famshme nga Prima Porta, e cila daton që nga viti 20 para Krishtit, dhe kjo dëshmon praninë e Romakëve këtu gjatë kësaj periudhe.
Muret antike të qytetit të Isernia kanë nevojë serioze për rinovim. Koka prej mermeri u gjet pas shembjes së njërit prej mureve dhe përpjekjeve për ta forcuar atë. Kjo pjesë e skulpturës është planifikuar të ekspozohet në Muzeun Santa Maria Delle Monache në Isernia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.