Ndeshja Roma –Feyenoord / Policia publikon hartën me zonat ku mund të qarkullohet me mjete
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka bërë me dije se ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Romës dhe Feyenoordit, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj.
Harta (në shqip e anglisht) tregon zonën pa trafik, të dedikuar për këmbësorët e tifozët, si dhe zonat ku mund të qarkullohet me mjete, në këtë datë.
“Policia e Shtetit vlerëson shumë mirëkuptimin e qytetarëve dhe u kërkon drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjen në zonat përreth ku zhvillohet aktiviteti sportiv, si një ndihmë e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë”, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.