“Ndezja e motorëve” të ekonomisë – Basha : Letësi fiskale për biznesin dhe më shumë investime
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka prezantuar para ekspertëve dhe grupeve të biznesit paketën fiskale që ka si qëllim që të ndezë motorët e ekonomisë. Sipas Bashës, PD do ti qëndrojnë taksës së sheshtë prej 9% pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund që të shtohen investimet e huaja në vend. Ndërkohë që Basha ka theksuar edhe një herë se do të rritet në 120 milionë lekë kufiri për biznesin e vogël.
Ndërsa për zhvillim e sektorit të bujqësisë, Basha u shpreh se do të jene 100 milionë euro subvencione. Ndërkohë që rritje të investimeve do të këtë edhe në sektorë të tjerë.
Në masat që do të marrë opozita për të rritur mirëqenien e qytetarëve Basha u shpreh se do të rikthejnë fashat për pagesën e energjisë elektrike për shtresat në nevojë.
Ndërkohë që sipas Bashës të gjitha koncesionet dhe tenderat abuzivë do të anulohen me ardhjen në pushtet të opozitës.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.