Ndihma 100 euro për punonjësit në Kosovë – Hapet aplikimi për sektorin privat. Rregullat që duhet të ndiqen për të përfituar

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se ka hapur formën e aplikimit për mbështetje për punonjësit që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit. Aplikimi për mbështetje do të bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale të të punësuarit.
Sipas ministrisë, të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të përfituesit. Nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencioni. Kusht për kualifikim për mbështetje nga kjo masë është që punonjësi të ketë qenë i deklaruar si i punësuar në periudhën tatimore shkurt 2022.
Ministria bën të ditur se punonjësit, të cilët janë deklaruar nga punëdhënësi në periudhën tatimore mars 2022, mund të aplikojnë, por subvencionin do të mund ta përfitojnë vetëm pasi të jenë deklaruar edhe për periudhat tatimore prill dhe maj, që nënkupton se subvencionin do të mund ta marrin në fund të muajit qershor 2022.
Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 21 prill deri më 20 maj 2022.
Ministria bënë të ditur se të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.