Ndihma e parë në aksidente rrugore – Kryqi i Kuq, fushatë sensibilizuese për qytetarët

Në Ditën botërore të Ndihmës së Parë, Kryqi i Kuq Shqiptar nxit të gjithë qytetarët që të mësojnë të japin ndihmën e parë me qëllim që të ndihmojnë në uljen e vdekjeve dhe plagosjeve nga aksidentet rrugore në Shqipëri.
Pikërisht në këtë ditë, Kryqi i Kuq Shqiptar ka zgjedhur të zhvillojë konkursin e XX kombëtar të ndihmës së parë, në sheshin “Skënderbej”, ku marrin pjesë 38 ekipe me rreth 350 persona staf dhe vullnetarë të Kryqit nga i gjithë vendi.
Aksidentet rrugore vrasin çdo vit rreth 1.25 milionë njerëz në botë. Në Shqipëri numërohen çdo vit rreth 250 viktima, ndërsa janë me mijëra persona që plagosen.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.