Ndihma ekonomike, Xhaçka: Ja sa përfitojnë sot familjet në nevojë. Kategoritë përfituese, si do bëhet promovimi i skemës së re

Qytet më qytet, shtëpi më shtëpi, familje më familje – kështu do të promovohet skema e re e ndihmës ekonomike në të gjithë vendin.
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka kështu e ka promovuar këtë skemë edhe në qytetin e Beratit ku u shpreh se “ Kjo skemë synon mbrojtjen e më të varfrit, riintegrimin e qytetarit në nevojë nëpërmjet një skeme aktive me synim: mirëqenien e atyre që sot kanë më shumë nevojë për të. Ndihma e re ekonomike, dyfishon dhe trefishon ndihmën për familjet që kanë marrë ndihmë të pjesshme, ndërkohë që ndihma e pjesshme nuk do të jetë më” u shpreh ministrja.
Sipas saj ndihma e re ekonomike, siguron transparencë dhe ka eliminuar totalisht kriteret përjashtuese për aplikantët.
“Ndihma e re ekonomike, ndihmon familjet me pagesë shtesë për çdo fëmijë që ndjek shkollën dhe që vaksinohet”, tha Xhaçka.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.