Ndihmë ligjore falas për nevojtarët – Gjonaj: Do të shtrihet në të gjitha qytetet, do kenë avokatë të profilizuar sipas nevojave
1050 qytetarë morën ndihmë ligjore falas gjatë Pandemisë ndërkohë që ky shërbim për qytetarët në nevojë do të shtrihet në çdo qytet për të siguruar që çdo person të ketë aksesin dhe përfaqësimin e nevojshëm në drejtësi. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka qenë pjesë të mërkurën e një interpelance me grupet e interest për ndihmën juridike të garantuar nga shteti. Gjonaj tha se po punohet për specializimin në profile të ndryshme të së drejtës për të garantuar mbrojtje sa më të mirë për qytetarët të cilët përfitojnë nga shërbimi I ndihmës ligjore falas.
Aktualisht janë në fazë shqyrtimi aktet nënligjore të ligjit për ndihmën ligjore falas, i cili do sigurojë mbrojtje për shtresat në nevojë që kanë ankesë të kufizuar në drejtësi.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.