Ndikimi i kompanive nga parajsat fiskale, Civici: Më shumë se ndryshime ligjore, duhet vullnet për transparencë
Investigimi i fundit i “Pandora Papers” ka rikthyer debatet mbi qëndrimin që duhet të kenë shtetet ndaj kompanive që krijohen në parajsat fiskale. Nga udhëheqës botërorë e deri tek individë të lidhur me aktivitete kriminale, shfrytëzojnë mundësitë që krijojnë rreth 80 shtete në botë, për të menaxhuar në mënyrë sekrete paratë. Nje politikan shqiptar si dhe 13 kompani, me pronarë në Shqipëri kanë dalë në dritë në Investigimin e para pak ditëve. Por, a lidhen në cdo rast me paligjshmëri këto llogari? Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, i ftuar në emisionin “Përtëfol”, shpjegon ndikimin që japin ato në ekonomi.
Lidhur me ligjin aktual në Shqipëri, Civici vlereson se i parashikon mekanizmat e kontrollit, por mbi të gjitha duhet vullnet për t’a zbatuar atë, sidomos në drejtim të transparencës.
Parajsat fiskale ofrojnë një sërë lehtësish, që nga regjistrimi i kompanive nga jo rezidentët,niveli i ulët i taksave, shpesh zero e deri tek konfidencialiteti i transaksioneve financiare që kryhen nga territori i tyre.
Në vendin tonë një pjesë e ekspertëve ndan qëndrimin se kompanive me aksionerë të fshehur nga këto parajsa fiskale, nuk duhet t’u lejohet pjesëmarrja në tendera publikë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.