Ndikimi pandemisë në zhvillimin e qëndrueshëm – Ruçi: Jemi të angazhuar, nevojë për shkëmbim të përvojave në nivel global
Shqipëria është e angazhuar në arritjen e objektivave për një zhvillim të qëndrueshëm sipas axhendës 2030 . Në takimin e zhvilluar në bashkëpunim me Unionin Ndërparlamentar, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi teksa foli për përpjekjet e deritanishme të parlamentit nëpërmjet politikave të zhvillimit, kërkoi thellim të bashkëpunimit mes parlamenteve në nivel global për t’iu përmbajtur pritshmërive të qytetarëve në këtë kohë të vështirë të shkaktuar nga pandemia
Në takim ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar , Martin Chungong i cili kërkoi përshpejtim të ritmit në realizimin e objektivave. Chungong u ndal në pasojat e pandemisë dhe nevojën për përforcim të masave për arritje të mëtejshme të zhvillimit kombëtar .
Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar shprehu angazhim për bashkëpunim me parlamentin shqiptar për të ndihmuar në rrugën drejt zhvillimit.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.