Ndiqni Islandën, vendin e parë që shpall të paligjshme që kompanitë të paguajnë më shumë burrat se gratë

Që nga 1 janari, sipas legjislacionit islandez, çdo kompani apo agjenci qeveritare me 25 ose më shumë anëtarë të stafit do të duhet të marrë certifikatën e qeverisë për politikat e tyre të pagave të barabarta.
Sipas “Al Jazeera”, kompanitë që nuk zbatojnë ligjin do të përballen me gjoba. Dagny Osk, anëtare e bordit të Shoqatës Islandeze të të Drejtave të Grave, tha se legjilsacioni është një mekanizëm për të ‘siguruar që gratë dhe burrat të paguhen njëlloj.’
Osk shtoi më tej se Islanda ka pasur një legjislacion sipas të cilit burrat dhe gratë duhet të paguhen në mënyrë të barabartë, por boshllëku gjinor i pagave ka vazhduar.
Islanda është vendi i parë që zbaton një legjislacion të tillë. Aktualisht, Parlamenti i Islandës përbëhet në një masë prej 50 për qind anëtare femra.
Forumi Ekonomik Botëror (WEF) e renditi Islandën si vendin më të barabartë gjinor në botë për nëntë vitet e fundit, duke vepruar si një lider në fuqizimin politik të femrave dhe një interpretues i fortë në barazinë e pagave.
Qeveria e Islandës është shprehur se është angazhuar për mbylljen e hendekut gjinor të pagave deri në 2022.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.