Ndizen dritat e Pemës së festave në kryeqytet
Atmosfera festive e festave të fundvitit ndihet shumë më herët se vitin e kaluar në kryeqytet. Ndryshe nga tradita e datës 6 dhjetor, dritat e pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri janë ndezur mbrëmjen e sotme nga Bashkia e Tiranës
Në sheshin “Skënderbej” janë vendosur edhe shtëpizat e “Fshatit të Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.
“Mos e lër pa e vizituar Fshatin e Festave”, bën thirrje kryebashkiaku Veliaj.
Nga sheshi "Skënderbej" për të ndezur🎈 të gjithë bashkë👨👩👧👦 dritat e pemës 🎄së Vitit të Ri dhe gjithë qytetit 🎉. Mos e ler pa e vizituar Fshatin e Festave.🎁🎊
Posted by Erion Veliaj on Friday, November 16, 2018
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.