Ndoshta nuk e dini që këto 5 zakone të thjeshta mund t’ju bëjnë të dukeni qesharakë në shoqëri

Do të dëshironit që një mik t’ju paralajmëronte nëse keni spinaq të ngecur në dhëmbë ose nëse zinxhiri i pantallonave tuaja është i hapur?! Këto momente të zakonshme disi të sikletshme rregullohen lehtësisht dhe shpejt mund të harrohen pasi të zgjidhen. Nga ana tjetër, ne mund të mos jemi aq dakord ose mendje hapur për të pranuar faktin se mënyra se si sillemi çdo ditë mund të na turpërojë ose të vendosi të tjerët në siklet.
Ben Baran, një konsulent menaxhimi dhe profesor asistent në katedrën e menaxhimit në Universitetin Shtetëror të Cleveland, specializohet në identifikimin e këtyre sjelljeve në vendin e punës dhe në mënyrën se si të ndihmojë njerëzit të ndryshojnë dhe të rriten.
Nëse e njihni veten në një nga shembujt e mëposhtëm, pranoni sikletin. Baran tha se ai do t’ju shtyjë të ndryshoni.
- Merrni të gjitha meritat
Jashtë punës, festimi i arritjeve tuaja mund të bëjë përshtypje për një person me të cilin keni dalë në një takim të parë ose për një mik të ri por sapo personi të të njohë, kjo sjellje bëhet joproduktive.
- Përfshirja në një konflikt personal
Sipas përvojës së Baran, nëse në një mosmarrëveshje me një anëtar të familjes ose me bashkëshortin/en arrini të shtoni një “Të dua dhe Të respektoj”, shpesh do ta gjeni personin tjetër më të hapur dhe mikpritës ndaj mendimeve tuaja. Dhe do të keni më pak të ngjarë të thoni diçka për të cilën do të pendoheni.
- Ndarja e tepërt e jetës personale
“Kur dikush flet me ne, ne shpesh thjesht mendojmë për atë që duam të themi më pasj, në vend që të dëgjojmë vërtet kur të tjerët flasin,” thotë Baran. Ai sugjeron dëgjimin aktiv dhe pyetje, sesa monopolizimin e bisedës.
- Bëni supozime bazuar në atributet e jashtme
“Dukemi qesharak kur supozojmë se dimë se çfarë do të thotë dikush”, thotë Baran. Ai sugjeron dëgjim aktiv, që do të thotë të bësh pyetje për tu siguruar që e kupton para se të përgjigjesh.
- Mos jetoni sipas rregullit “platin”
Rregulli i artë na inkurajon të trajtojmë të tjerët ashtu siç dëshirojmë të na trajtojnë. Rregulli Platinum, të cilin Baran e huazoi nga psikologu i organizatave Bill Gentry, thotë se ne duhet t’i trajtojmë të tjerët ashtu si ata do të dëshironin të trajtoheshin. (Businessinsider)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.