Ndotja e ajrit dëmton rëndë inteligjencën njohëse, thotë studimi

Ekspozimi kronik ndaj ndotjes së ajrit mund të shkaktojë dëme në performancën njohëse, zbulon një studim i ri. Studiuesit thonë se ndikimi negativ rritet me moshën dhe preken më shumë njerëzit me arsim të ulët. Rreth 80% e popullsisë urbane në botë marrin frymë në vendet, të cilat nuk kanë nivele të caktuara të ndotjes së ajrit.
Studimi është bazuar në matjet e dioksidit të squfurit, dioksidit të nitrogjenit dhe grimcave më të vogla se 10 mikrometra në diametër. Nuk është e qartë se sa duhet të fajësohet secila prej këtyre tre ndotësve. Nga studimi ishin përjashtuar monoksidi i karbonit, ozoni dhe grimcat e mëdha.
“Ne japim dëshmi se nga testet e realizuara ndikimi i ndotjes së ajrit bëhet më i theksuar te njerëzit e moshës së tretë, veçanërisht te meshkujt dhe njerëzit që kanë një arsim të dobët për shkak se ata punojnë në ambiente të jashtme “, tha studimi i publikuar të hënën në Proceset e Akademisë Kombëtare të Shkencave.
Testi u realizua në një formë të atillë ku u morën njerëz nga të dyja gjinitë e moshës 10 vjeç e lart në mes të 2010 dhe 2014, me 24 pyetje të matematikës të standardizuara dhe 34 pyetje për njohjen e fjalës.
Rezulton sipas këtij testi se ndotja e ajrit ka një ndikim negativ në aftësitë njohëse të nxënësve. Gjithashtu, rrit rrezikun e sëmundjeve të tilla si Alzheimer dhe forma të tjera të çrregullimit të sistemit mendor.
Përshkruar si një vrasës i padukshëm, ndotja e ajrit shkakton rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në vit në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Ndotja e ajrit është një lloj i ndotjes i karakterizuar nga një ndryshim i nivelit të cilësisë së pastërtisë së ajrit. Degradimi i ajrit zakonisht është rezultat i kombinimit të një kokteji ndotës, i cili përbëhet nga grimcat, apo substanca të tjera, tek të cilat shkalla e përqendrimit dhe zgjatja e pranisë është e mjaftueshme për të prodhuar një efekt toksik apo ekotoksik.
p.s/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.