‘Ndotja e ajrit’ – Policia arreston ne flagrancë 2 shtetas ndërsa procedon në gjendje të lirë 1 person tjetër!
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit po vazhdon puna për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që kryejnë ndotje të ajrit, me pasoja për shëndetin e qytetarëve. Policia ka bërë me dije se janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprën penale “Ndotja e ajrit” si dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 person tjetër.
Në njoftim shkruhet se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. T., 57 vjeç dhe S. Z., 65 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin Sh. Sh., 45 vjeç, banues në Krujë.
‘Këta shtetas, më datë 04.03.2020, në Krastë, Krujë, në një gropë gëlqereje po digjnin mbetje të ndryshme, duke shkaktuar tym e gazra dhe arome të rëndë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve,’ bën me dije Policia e Durrësit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.