Ndryshime në Ministrinë e Brendshme – Muhamet Rrumbullaku emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA
Muhamet Rrumbullaku është tashmë zyrtarisht drejtuesi i ri i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Urdhrin e ministrit të Brendshme, Sandër Llehaj për ndryshime në nivele drejtues në këtë strukturë e ka bërë të ditur zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të SHÇBA.
Më herët këtë post e ka mbajtur Anila Trimi.
“Emërohet drejtuesi i ri i SHÇBA-së
Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) bëri të njohur urdhrin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, për ndryshime në nivel drejtues në këtë strukturë. Kështu, z.Muhamet Rrumbullaku, me një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, emërohet Drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Brendshme. Rrumbullaku zëvendëson në këtë detyrë znj. Anila Trimi”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Brendshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.