Ndryshime tek Komisioni Europian. Von der Leyen vendos Dombrovskis në krye të portofolit tregtar
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, vendosi ish kryeministrin e Letonisë, Valdis Dombrovskis në krye të portofolit tregtar, duke riorganizuar komisionin pas largimit të irlandezit, Phil Hogan. Dombrovskis, një nga 3 zv/presidentët ndër 27 komisionerë, do të vazhdojë të mbikqyrë ekonominë dhe ndjekë mbledhjet e eurogrupit.
Irlanda humbi portofolin tregtar prej dorëheqjes së Hogan, pas akuzave se ai ka thyer rregullat udhëzuese të Covid-19 gjatë një udhëtimi në shtëpi. Bashkimi Europian ndodhet në negociata të vështira mbi marrëdhënien e ardhshme me Britaninë pas Brexit, përballet me tensione tregtare me Shtetet e Bashkuara si dhe presione për të frenuar kinën. Von der Leyen emëroi gjithashtu Mairead McGuinness, një zyrtare e lartë e parlamentit europian, në krye të shërbimeve financare, stabilitetit dhe tregjeve të kapitalit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.