Ndryshimet e çmimeve të fruta-perimeve në tregun me shumicë të Lushnjes për javën e parë të prill 2017

Çmimet e fruta-perimeve në tregun me shumicë të Lushnjes, që është një ndër tregjet më të rëndësishme në vend, kanë pësuar ndryshime gjatë ditëve të fundit. Shumë nga produktet e sezonit siç janë brokoli, lulelakra e domatet kanë pësuar një rënie të konsiderueshme në çmim.
Aktualisht çmimet e këtyre produkteve janë mesatarisht rreth 40 % më të ulëta nga java e kaluar, që ndikon jo pak te çmimi me të cilin tregtohet te konsumatori final.
Gjatë kësaj jave një tjetër produkt që ka pësuar ndryshim është limoni. Çmimi i këtij produkti është rritur ndjeshëm nga 100-150 lek që varionte javën e shkuar, tashmë varion nga 180-200 lek.
Shtrenjtimi i këtij produkti nuk është befasues pasi limoni nuk është produkt i stinës.
Gjithashtu disa luhatje të vogla në çmim kanë pësuar produkte të tjera si karrota, speci jeshil apo qepa e njomë. Çmimet janë rritur me 10 lek për këto produkte.
Produktet e tjera si hudhra, molla dhe qepa e thatë kanë mbetur të pandryshuara përsa i përket çmimit.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.