Ndryshimet fiskale të 2019, Tatimet takim me bizneset dhe ekonomistët e Durrësit
Drejtoria Rajonale Tatimore Durrës zhvilloi një takim informues për prezantimin e ndryshimeve të legjislacionit tatimor, me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019. Zyra e Shtypit e Tatimeve njofton se në të morën pjesë rreth 70 ekonomistë dhe ekspertë, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të bizneseve të këtij qyteti.
Ndryshime ligjore kanë të bëjnë kryesisht me: Procedurat Tatimore, Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe Taksat Kombëtare.
“Drejtoresha e DRT Durrës znj.Valbona Sako, gjatë fjalës së saj, tha se tatimpaguesit e këtij rajoni në çdo kohë mund të marrin informacionin dhe asistencën e nevojshme për të kuptuar sa më mirë ndryshimet ligjore që kanë hyrë në fuqi. Biznesi do të informohet edhe në vendet e ushtrimit të aktivitetit të tyre nga punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve. Gjithashtu do të shpërndahen broshura dhe materiale informuese” njoftojnë Tatime.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.