Ndryshimet kushtetuese, zbardhet drafti i PD – Vetting politikanëve, zhbërje e sistemit të ri zgjedhor, rishikim reformës territoriale

Më kthimin në Kuvend opozita synon të zhbëje ndryshimet e rëndësishme kushtetuese që u ndërmorën pa miratimin e saj, sicc qenë ato për zgjedhjet apo reformën territorial, ndërkohë që po I rikthehet edhe propozimit të vitit 2018 për Vetting-un e politikanëve. Është zbardhur lista e plotë e propozimëve që Partia Demokratike do I dërgojë Kuvendit.
Lidhur me Vetting-un e politikanëve PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në propozimin e PD thuhet se kontrolli i integritetit është një proces i posaçëm verifikimi që përfshinë kontrollin e thelluar të pasurisë dhe të pastërtisë së figurës.
Ndryshimi I dytë i rëndësishëm i propozuar nga PD është ai që zhbën ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut 2020 bashkë me efektet e tyre në Kodin Zgjedhor, të miratuara nga mazhoranacca dhe opozita parlamentare e përbërë nga deputetë që pranuan mandatet e djegura të PD e LSI, ku mes ndryshimeve më të rëndësishme bie në sy rikthimi I koalicioneve parazgjedore.
Dhe në fund, Partia Demokratike do të kërkojë të rikthejë ndarjen e vjetër territoriale. Ajo akuzon prej kohësh se reforma e njëanshme territorial I siguroi avantazh Partisë Socialiste, duke qenë se prodhonte shumë pak mandate deputetësh në bastioned e opozitës dhe më tepër në ato të mazhorancës.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.