Ndryshimi i instrumenteve matës – Ligji i ri: Nga viti 2023, në treg do të futen vetëm pajisje inteligjente
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar në tërësi projektligjin “Për metrologjinë”, i cili ndër të tjera i hap rrugën zëvendësimit të instrumenteve matës, që aktualisht janë në treg me pajisje inteligjente. Sipas ligjit të ri, nga 1 janari i vitit 2023 nuk do të lejohet më futja në treg e instrumeneteve matës jo smart, ndërkohë që zëvendësimi i pajisjeve ekzistuese do të duhet të bëhet brenda 31 dhjetorit të vitit 2028.
Këto detyrime përfshijnë vetëm instrumenetet matës ligjërisht të kontrolluar, ku përfshihen disa kategori të caktuara.
Pajisje që përdoren në transaksionet tregtare dhe zyrtare, për arsye të interesit publik, për sigurinë dhe rendin, mbrojtjen e konsumatorit dhe mjedisit, për mbledhjen e taksave dhe detyrimevedhetregtisë së ndershme;b)kontrollin e produkteve të parapaketuara dhe shisheve, si enë matëse.
Ndërkaq, pas diskutimeve u përcaktua se vendosja në treg apo përdorim e këtyre instrumenteve do të bëhet vetës sipas proceduarve të përcaktuar në ligj dhe jo përmes ankteve nënligjore. Ligji i ri synon përafrimin me legjislacionin përkatës të Bashkimit Europian; lëvizjen e lirë të instrumentave matës,si dhe eliminimin e disa barrierave teknike të panevojshme në tregti.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.