Ndryshimi klimatik / Diga më e madhe në botë arrin nivelin më të ulët në dy dekada

Diga Kariba është zhytur në nivelin e saj më të ulët që nga viti 1996, duke rritur kështu rreziqe të mëtejshme për hidrocentralet nga të cilat varet gjysma e fuqisë totale të Zimbabve dhe Zambia.
Nivelet e ujit në rezervuarin më të madh të ujërave të ëmbël të prodhuar nga njeriu në botë që, ranë në 10% të depozitimit të tyre të përdorshëm, sipas të dhënave të postuara në faqen e internetit të Autoritetit të Lumit Zambezi.
Pjesë të mëdha të Zambia dhe Zimbabve po përjetojnë thatësirën më të keqe në të paktën katër dekada, duke detyruar këto kombe të shkurtojnë gjenerimin e ujit nga Kariba pasi rrjedhat e tij kanë rënë ashpër në lumin Zambezi që e ushqen atë. Si pasojë, secili vend ka zbatuar ndërprerje të energjisë që zgjasin rreth 18 orë në ditë si rezultat i këtij fenomeni.
Reshjet sezonale, të cilat zakonisht bien nga tetori deri në prill nuk janë në gjendjen e pritshme, edhe pse vëllimi i ujit që bie mbi Victoria Falls, i njohur në vend si Mosi-o-Tunya, u rrit në 252 metra kub në sekondë që nga e hëna.
Prurjet e Victoria Falls janë një tregues i mirë i sasisë së ujit që hyn në Kariba pasi nuk ka asnjë degë kryesore para se Zambezi të arrijë digën rreth 125 kilometra në lindje. Shkalla e rrjedhës së turbinave në Kariba ishte 987 metra kub në sekondë në 8 dhjetor, gati katër herë sasinë e ujit që rridhte përmes digës.
Departamenti meteorologjik i Zambisë po parashikon reshje normale deri mbi normalen për sezonin aktual, por parashikuesit ndërkombëtarë, përfshirë Shërbimin e Motit të Afrikës së Jugut, po parashikojnë reshje nën normalen për pjesën më të madhe të rajonit. (Bloomberg)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.