Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit, INSTAT: Për muajin Prill llogaritet në 1.9%
“Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2017, arriti 104,0 kundrejt muajit Dhjetor 2015.” Instituti i Statistikave jep të dhënat e fundit, ku deklarohet në muajin Prill 2017 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,9 %, ndërkohë që një vit më parë ky ndryshim ishte 0,3 %.
“Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Prill 2017, arriti 104,0 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Në muajin Prill 2017 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,9 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0,3 %.”
INSTAT rendit edhe grupet kryesore që ndikuan në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit: ”Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,09 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje”.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.