“Ndryshojnë” investimet në Shqipëri – Pr.ligji/ Jaka: Kujdes me statusin e investitorit dhe “parajsat” fiskale
Projektligji për investimet i hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, që është hedhur për konsultim dhe ka si qëllim trajtim të barabartë të investitorëve të huaj dhe vendas, është mirëpritur nga sipërmarrja.
Në një intervistë për TV SCAN, Jaka sugjeron se ka disa elementë që duhet të shikohen me kujdes, siç është status i investitorit apo edhe sektorët me prioritet.
Një tjetër pikë ku qeveria duhet të jetë e kujdesshme, në këndvështrimin e sipërmarrësve, është dhe lidhja statusit të investitorit me kompanitë offshore.
Projektligji i hedhur për diskutim, ende nuk është konsultuar me komunitetin e sipërmarrësve që operojnë në vend, ndërsa parashikon një klimë të unifikuar për investitorët, duke shfuqizuar dy ligjet aktuale, atë për investimet e huaja dhe për investimet strategjike.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.