Ndryshon numri i të punësuarve në Policinë Bashkiake. Sa punësohen në Tiranë dhe bashkitë e tjera në vend?
Është botuar në “Fletoren Zyrtare” vendimi që përcakton numrin e punonjësve në policinë bashkiake.
Konkretisht, 373 do të jetë numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkive dhe komunave do të bëhet, 1 200 veta.
Sipas qeverisë, vendimi u miratua në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.8224, datë 15.5.1997, “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Bashkisë dhe Komunës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore. Ndërkohë, vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.