Në 1 Mars rriten pensionet, Pensionistët: Të pakënaqur nga indeksimi me 3%
Nga data 1 Mars nis zyrtarisht rritja e pensioneve për rreth 640 mijë pensionistë në të gjithë vendin, të cilët në muajin Prill do të përfitojnë rritjen modeste të vendosur nga qeveria prej 3 për qind.
Por vetë pensionistët shprehen tërësisht të pakënaqur, duke e konsideruar si tallje me këtë shtresë, e cila me pensionin që merr nuk përmbush as nevojat më minimale. Sipas kreut të Shoqatës së Pensionistëve, propozimi i tyre ka qenë të paktën një rritje 5 deri 7 për qind, e cila do të konsiderohej më e arsyeshme dhe e kënaqshme njëkohësisht.
Hyrja në fuqi e vendimit të qeverisë parashikon rritje të të ardhurave me 3 për qind për rreth 647 mijë persona, nga të cilët rreth 629 pensionisë por edhe për rreth 18 mijë persona që do të shtohen në skemën e pensioneve e të përfitimeve të tjera deri në fund të këtij viti.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.