Në 2021 nuk do ketë rritje pagash – Korn Ferry: Inflacioni do zerojë rritjen
Çdo fundvit, Korn Ferry, një prej firmave më të mëdha në botë të kërkimit, e që ka një kapitalizim tregu prej miliarda dollarësh, publikon parashikimet e pagave për vitin e ardhshëm, për pjesën dërrmuese të shteteve të botës. A duhet të presim rritje pagash vitin e ardhshëm sipas këtij parashikimi të Korn Ferry?
Përgjigja është “jo”. Në bazë të këtij parashikimi rezulton se, rritja e pagave në Shqipëri do të jetë në 2.0% vitin e ardhshëm, por duke pasur parasysh edhe rritjen e çmimeve të konsumit, rritje reale të pagave nuk do të ketë. Banka Botërore projekton një normë të rritjes së çmimeve të konsumit vitin e ardhshëm pranë 2.1%. Gjatë vitit që po lëmë pas, Shqipëria rezulton të jetë një prej vendeve me rritjen më të madhe të çmimeve të konsumit në Europë. Parashikimi i Korn ferry na vendos në vend të parafundit në Europën lindore sa i përket rritjes më të ulët të pagave gjatë vitit të ardhshëm
Parashikimi bëhet në formën e një ankete mbi kompanitë që operojnë në vende të ndryshme të globit. Krahasuar me vitin e kaluar, projeksioni duket më pesimist.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.