Në 3 muaj, 1183 biznese të reja – Tiranë/ COVID-19, më pak subjekte të mbyllura gjatë Janar-Marsit
Pavarësisht situatës së rëndë të krijuar nga COVID-19 në vend, në 3 muajt e parë të vitit kryeqytetit i janë shtuar mbi 1183 biznese. Sipas të dhënat zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) tregojnë se për periudhën Janar- Mars 2020, janë hapur 2157 subjekte të reja kryesore dhe dytësore në kryeqytet, me rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë, ku u hapën 2572 biznese.
Numrin më të lartë e përbëjnë aktivitetet e shërbimit me 914 të tilla, të ndjekura nga shitja me pakicë ku janë hapur 636 subjekte, shitja me shumicë me 199 subjekte dhe profesione të lira 175 biznese. Në këtë rast, ambulantët renditen në vendin e fundit me vetëm dy subjekte të hapura. Ndërsa nga ana tjetër, 974 subjekte në Tiranë kanë “ulur qepenat”, shifër kjo në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u çregjistruan 1190 biznese.
Bëhet fjalë për aktivitete kryesore dhe sekondare, të mbyllura, aplikuara për çregjistrim dhe me status pasiv . Sipas kategorive, listën e kryesojnë subjektet që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë, e ndjekur nga njësi shërbimi dhe më pas shitje me shumicë. Në fund të listës renditen shoqatat dhe fondacionet. Duke analizuar shifrat, për periudhën Janar-Mars 2019, rezulton numri i bizneseve të reja neto rezulton 1183 nga 1382 që ishte në tremujorin e parë të 2019-ës. Zonat periferike të Tiranës, si Dajti, Kashari, Kërraba janë ato që kanë potenciale për zhvillim biznesi aktualisht, duke qenë se popullsia po ndjek trend rritës.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.