“Ne jemi në telashe. “Emetimet globale të karbonit, rritje në nivel rekord në vitin 2018

Emetimet globale të dyoksidit të karbonit po arrijnë nivelet më të larta gjatë vitit 2018, e shprehur ditën e djeshme nga një grup shkencëtarësh, ku theksuan se ndryshimet klimatike nuk janë në nivelin e duhur. Në vitin 2017, emetimet globale u rritën në 1.6%. Rritja në vitin 2018 parashikohet të jetë 2.7%.
Kjo rritje kryesohet kryesisht nga India me rreth 5% të lëshimeve të gazrave e ndjekur nga India me 6%. Emetimet nga Shtetet e Bashkuara u rritën me 2.5%, ndërsa ato të Bashkimit Evropian u ulën me vetëm nën 1%.
Një ditë pas ditës së Falënderimeve, administrata Trump publikoi një raport me rreth 1.700 faqe të bashkë-shkruar nga qindra shkencëtarë duke zbuluar se ndryshimet klimatike tashmë po shkaktojnë dëme të mëdha në Shtetet e Bashkuara.
Por, ndërsa pjesa më e madhe e botës mbetet e vendosur fort për nocionin e trajtimit të ndryshimeve klimatike, shumë vende nuk janë në të njëjtin ritëm për të përmbushur zotimet e tyre. Shkencëtarët janë shprehur se emetimet vjetore të dyoksidit të karbonit duhet të reduktohen pothuajse me 50% deri në vitin 2030 nëse bota dëshiron të arrijë objektivin e vendosur.
Problemi i uljes së emetimeve është se ajo çon në zgjedhje të vështira në botën reale. Një ekonomi në rritje globale në mënyrë të pashmangshme rrit më shumë kërkesa për energji. Dhe vende të ndryshme janë duke rritur emetimet e tyre – ose duke mos i tkurrur ato – për arsye të ndryshme.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.