Në kohë pasigurie, Ari nuk është i vetmi aset rezervë – Një monedhë po i zë vendin

Franga Zvicerane në këto ditë është edhe një herë një nga asetet e preferuara të sigurta në njërën anë të tregut, veçanërisht në valën e përshkallëzimit të tensioneve ndërkombëtare gjeopolitike. Por, megjithëse ende shumë e fortë, monedha zvicerane nuk është në nivelet stratosferike të pesë viteve më parë.
Më 15 janar 2015, në fakt, Banka Kombëtare e Zvicrës mahniti tregjet dhe një pjesë të madhe të Konfederatës Zvicerane, duke lënë në mënyrë të habitshme pragun minimal të këmbimit prej 1 euro për 1.20 franga, të cilin e kishte prezantuar dhe mbrojtur me forcë që nga 6 shtator 2011. Për SNB (banka kombëtare zvcierane), qëllimi i pragut ishte të frenonte një vlerësim të frangës që do të pengonte eksportet zvicerane dhe për këtë arsye ekonominë zvicerane në tërësi. Por, pas më shumë se tre vjet ndërhyrjeve në tregun e këmbimit valutor, në janar 2015 nuk ishte më e mundur që SNB të përdorë atë nivel burimesh për të mbrojtur pragun. Franga prapë priret të vlerësonte veten si një aset strehimi të sigurt, euro u zhvlerësua në raport me të sikundër edhe dollari. Braktisja e pragut menjëherë çoi në një rritje të frangës në lidhje me euron duke rënë në raportin 1 me 1 dhe dollari ra në 0.70-0.80 franga.
Pesë vjet më vonë, bilanci sipas shumë analistëve është i përzier. Ekonomia zvicerane është ngadalësuar disi, por nuk ka pasur recesion dhe qëndrueshmëria ka qenë shumë më e lartë se sa pritej. Kompanitë zvicerane të orientuara nga eksporti pësuan një ulje të marzheve, por arritën të ruanin pozicionet e tyre falë cilësisë së mallrave dhe shërbimeve dhe falë diversifikimit të produkteve dhe tregjeve. Eksportet e përgjithshme janë në nivele të mira.
Bursa zvicerane ka mbetur një nga standardet europiane në sektorin e kapitalit. Normat negative në franga janë subjekt i kritikave, sepse ato ndikojnë në sektorin bankar dhe financiar dhe penalizojnë një pjesë të investitorëve, por SNB deri më tani ka qenë në gjendje të përgjigjet me një stabilitet të përgjithshëm të ekonomisë. E njëjta gjë vlen edhe për kritikat e një bilanci SNB i cili tani është shumë i fryrë nga blerjet e valutave të huaja. Franga nuk është rikthyer ende në nivelet e janarit 2015, megjithëse mbetet një aset i sigurt, pasi vlerësimi i saj për këto ditë e konfirmon. (ilsole24ore)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.