Në “luftë” me informalitetin – Denaj: Përgjegjës punonjësit e administratës
Punonjësit e administratës duhet të kenë një qasje më aktive për të parandaluar evazionin fiskal dhe krimin ekonomik, duke u bërë partner me biznesin dhe jo duke e parë si objekt për ndëshkim. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka theksuar se gjobat dhe paketat ligjore nuk mjaftojnë për të luftuar informalitetin.
Denaj informoi edhe mbi Projektin e Fiskalizimit, i cili ka nisur të zbatohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe që do të finalizohet pas dy vjetësh, si një instrument thelbësor në uljen e informalitetit.
Ministrja Denaj, ishte pjesë e një takimi të organizuar nga Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore e Doganore me drejtues dhe punonjës të DPT dhe DPD, takim i cili shënoi nisjen e një kalendari trajnimesh 6 mujore me qëllim rritjen e profesionalizimit dhe performancës së këtyre punonjësve, si dhe përmirësimin e komunikimit me biznesin.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.