Në luftë me ndotjen – Kili ndalon qeset plastike për bizneset

Kili është bërë vendi i parë në Amerikën e Jugut që ndalon ligjërisht përdorimin e gjerë të qeseve plastike. Legjislacioni i ri, së fundmi u miratua nga Presidenti Sebastian Pierera, i cili u jep dyqaneve të vogla dy vite për tu adaptuar në ndalimin e qeseve plastike.
Biznesi i madh do të ketë deri në gjashtë muaj kohë për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike. Ndërkohë ata do të lejohen për të dorëzuar vetëm dy çanta për klientët. Bizneset të cilët thyejnë rregullat do të përballen me një gjobë prej 370 dollarë.
Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ndotja plastike ka një ndikim shkatërrues tek kafshët e egra detare dhe kjo ndikon në shëndetin e njerëzve. Z.Pinera tha se rregullat e reja ishin një hap i madh për të pasur një qytet më të pastër.
“Në botë ekzistojnë 7.6 miliardë banorë. Nuk mund të vazhdojmë të ndotim sikur secili prej nesh të ishte një pronar toke”. Legjislacioni u propozua nga paraardhësi i tij, Michelle Bachelet, i cili ndaloi përdorimin e qeseve plastike në rajonin e Patagonisë të Kilit.
Disa vende të tjera, gjithashtu po ndërmarrin hapa të rëndësishme për të luftuar ndotjen plastike. Në janar, Panama miratoi legjislacionin që frenon përdorimin komercial të qeseve plastike. Bizneseve u është dhënë kohë deri në 24 muaj për të shfuqizuar përdorimin e qeseve plastike.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.