Në një botë të shpërqendruar, vetmia mund të jetë një avantazh konkurrues!

Padyshim që teknologjia ka ndihmuar në zhvillimin e botës me një mori mënyrash. Por e njëjta forcë ka çuar gjithashtu në krijimin e ambienteve të punës që përmbytin njerëz me një rrjedhë të pamëshirshme të postave elektronike, takimeve dhe shpërqendrimeve. Në vitin 2010, Eric Schmidt, asokohe CEO i Google, ndau një shqetësim me botën: “Cdo dy ditë, ne krijojmë më shumë informacion sesa kemi bërë nga agimi i civilizimit deri në 2003. Unë e kaloj pjesën më të madhe të kohës duke supozuar se bota është jo gati për revolucionin e teknologjisë që do të ndodhë së shpejti. “A jemi ne në gjendje të përpunojmë vëllimin e informacionit, stimuj dhe shpërqendrime të ndryshme që vijnë tek ne çdo ditë?
Një vëllim i konsiderueshëm hulumtimesh ka përshkruar problemin me këtë sulm të informacionit. Hulumtimi nga Universiteti i Londrës zbulon se IQ-ja jonë bie me pesë deri në 15 pikë kur jemi në situatë “multitasking”. Në librin e tij, Truri juaj në punë, David Rock shpjegon se performanca mund të ulet deri në 50% kur një person përqendrohet në dy detyra mendore njëherësh. Dhe hulumtimi i udhëhequr nga profesori legjendar i Universitetit Stanford Clifford Nass arriti në përfundimin se shpërqendrimet zvogëlojnë aftësinë e trurit për të filtruar gjërat e parëndësishme në kujtesën e tij të punës.
Nuk ka asnjë plumb argjendi për të zgjidhur problemet komplekse të përdorura nga epoka e informacionit. Por ka disa vende të mira për të filluar, dhe një prej tyre është kundërintuitiv: Vetmia. Pasja e disiplinës për tu larguar nga zhurma e botës është thelbësore për të qëndruar i përqendruar. Kjo është edhe më e rëndësishme në një shoqëri tejet të politizuar që inkurajon vazhdimisht emocionet tona, duke bërë që të zgjasin efektet konjitive të shpërqendrimeve. Në librin, Lead Yourself First, Ray Kethledge përcakton vetminë si një gjendje shpirtërore, një hapësirë në të cilën të përqendrohemi me mendimet tona pa u shpërqendruar, dhe ku mendja mund të funksionojë përmes një problemi të vetëm.
Aftësia për t’u përqëndruar është një avantazh konkurrues në botë sot. Këtu janë disa mendime se si të qëndroni të përqendruar në punë:
-Ndërtoni periudhat e vetmisë në orarin tuaj. Trajtojeni ato si të ishte ndonjë takim pune. Nëse nuk planifikoni dhe angazhoheni për vetmi, diçka tjetër do të mbush hapësirën. Xhepat e vetmisë 15-minutëshe janë shumë efektive. Nëse e kalojmë tërë ditën tonë të punës duke u ulur në mbledhje dhe duke iu përgjigjur postave elektronike, kjo na lë pak hapësirë në mendjet tona për të ananlizuargjëra me rëndësi të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen dhe udhëheqjen e mirë.
-Analizoni se ku e kaloni kohën më të mirë. Shumica prej nesh kanë takime që nuk mund ti evitojnë, dhe shumica prej nesh shfrytëzon komplet energjinë sepse nuk kemi ndarë kohë për të reflektuar dhe për të qenë rigorozë për prioritetet tona.
-Evitoni shpërqëndrimet e kota. Media sociale, YouTube dhe mundësitë e pakufishme të internetit varen mbi kokat tona. Ato na tundojnë të klikojmë links që na çojnë te një video ose artikull tjetër të cilat na harxhojnë edhe pak kohë që kemi të lirë. Mësoni mënyrat me të cilat ju tërheq jeta në internet dhe më pas ndërhyni duke hyrë në llogaritë tuaja të mediave sociale dhe duke bllokuar faqe interneti të caktuara gjatë orarit të punës, veçanërisht ato që përdorni për një shpërqendrim të shpejtë “kur keni 10 minuta pushim”.
-Mos jini shumë të zënë për të mësuar se si të jeni më pak të zënë. Një nga arsyet më të mëdha për të cilën ne përpiqemi të përqendrohemi është sepse ne i plotësojmë oraret tona me shumë angazhime dhe vazhdimisht i prioritizojmë detyrat urgjente mbi ato të rëndësishmet. Zhvillimi i lidershipit dhe mundësitë e trajnimit ekzistojnë për të rritur aftësinë tuaj për të kuptuar veten më mirë, për të reflektuar dhe për t’u rritur.
-Krijoni një listë “ndalohet”. Ka shumë pak orë në ditë për shfrytëzuar. Ndërsa lista juaj e detyrave rritet, ju nuk mund të vazhdoni të grumbulloni më shumë detyra. Vetmia ju jep hapësirën për të reflektuar se ku harxhohet më së miri koha juaj, e cila ju siguron qartësinë të vendosni se në cilat takime duhet të ndaloni të merrni pjesë, nga cilat grupe duhet të largoheni dhe cilat ftesa duhet të refuzoni me mirësjellje.
Me fjalë të tjera, përpara se të udhëhiqni të tjerët, personi i parë që duhet të udhëhiqni është vetvetja. (HBR)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.