Në qarkullim abone false, Bashkia e Tiranës: Abonetë e qershorit me element shtesë sigurie
Bashkia e Tiranës njofton të gjithë përdoruesit e shërbimit të transportit publik qytetas se abonetë për muajin qershor, do të kenë disa ndryshime.
“Me qëllim shmangien e informalitetit, keqmenaxhimit të shpërndarjes dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë, biletat e pajtimit mujor (abonetë) të përgjithshme dhe studenti, duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie PA PULLE.
Edhe formati i aboneve do të ndryshojë, ku nuk përfshihen të dhënat personale.
“Formati i kartonit shoqërues të aboneve, mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimin “Bashkia Tiranë” me germa kapitale. Në anën e djathtë, vertikalisht, shënohet me shkrim muaji dhe viti përkatës me numra natyrore. Në mes të kartonit shoqërues bashkëlidhet aboneja e prodhuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në pjesën e mbrapme të kartonit shoqërues janë të listuara linjat qytetase të Bashkisë së Tiranës, ku është e vlefshme abonoja”.
“Njoftojmë qytetarët se çdo njoftim tjetër apo prezantim i kartelave të pajtimit mujor (abone) jashtë këtij standardi, që mund të jetë vendosur si njoftim në mjetet e transportit qytetës ose kioska, nuk korrespondon me formatin e miratuar nga Bashkia e Tiranës”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.