Në Shqipëri po “shfarosen” pulat! Brenda 5 viteve, 1.1 milion krerë më pak, minus 19 milionë vezë
Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se vitet e fundit numri i shpendëve ka shënuar një rënie të konsiderueshme në 5 vitet e fundit. Rënia është me 1.1 milion krerë më pak e këtë rënie “peshe” në grupin e shpendëve e mbajnë vetëm pulat.
Nga 5.9 milion krerë në vitin 2013, numri i pulave në Shqipëri në vitin 2017 ka rënë në 4.8 milion krerë, raporton portali ekonomik SCAN.
Ky pakësim ka ndikuar edhe në rënien e numrit të vezëve të prodhuara, ku rezulton se në 5 vite janë 19 milionë kokrra vezë më pak. Në vitin 2013, në Shqipëri u prodhuan 830 milion vezë ndërsa në vitin 2017 numri ka rënë në 811 milion vezë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.