Në Shtator ndryshon regjimi për bizneset – Udhëzimi/ Detajet e faturës elektronike që do të përdoret
Nga 1 Shtatori 2020 mijëra biznese do të përballen me një regjim të ri, ku duhet të lëshojnë fatura elektronike. Ministria e Financave po merr një pas një hapat për vënien në jetë të projektit të fiskalizimit. Në udhëzimin e publikuar së fundmi, bëhen e dije detajet dhe elementet bazë dhe teknike të një fature elektronike dhe fature shoqëruese, lëshuesit dhe marrësit e tyre, procedura e lëshimit dhe shkëmbimit të faturave elektronike dhe dokumenteve shoqëruese.
Sipas udhëzimit, fatura elektronike duhet të përmbajë elementët bazë të mëposhtëm: a) titullin “Faturë tatimore” i cili specifikohet me kodin e llojit të faturës b) datën kohën e lëshimit të c) numrin e faturës d) numrin unik të identifikimit të shitësit e) emrin e tatimpaguesit/emrin dhe mbiemrin e shitësit f) adresën e shitësit. Lëshuesit dhe marrësit e faturave elektronike, duhet të jenë domosdoshmërish të regjistruar në platformën qendrore të faturave për qëllimin e shkëmbimit të faturave elektronike.
Ndërkohë, specifikisht marrësi i faturës elektronike duhet të regjistrohet në regjistrin e Administratës Tatimore përmes platformës qendrore të faturave si marrës i faturave elektronike brenda 24 orëve para kryerjes së kësaj procedure, në mënyrë që të marrë një faturë elektronike përmes platformës qendrore të faturave. Marrësi është i detyruar të pajiset me një certifikatë elektronike, për të pasur mundësi që të përdorë platformën qendrore të faturave, për qëllim të shkëmbimit të faturave elektronike.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.