Në sitën e Vetting-ut – Rikonfirmohet në detyrë Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ilir Toska
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë Gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Ilir Toska. Ai ka kaluar me sukses testin e pasurisë, të integritetit personal dhe profesional.
Nga verifikimet e kryera mbi pasurinë e tij rezultoi se ai zotëron vetëm një pronë. Bëhet fjalë për një apartament me sipërfaqe 83 metra katrorë në Tiranë me vlerë rreth 8 milionë lekë.
Toska është ndër emrat që i nënshtrohen me përparësi Vetting-ut pasi është kandidat për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.