Në Venezuele rikthehet energjia elektrike
Disa qytete në Venezuelë, duke përfshirë pjesën më të madhe të kryeqytetit Caracas, rimorën gradualisht energjinë elektrike të enjten, sipas Reuters. Shkëputje e energjisë elektrike filloi më 7 mars dhe zgjati për gjashtë ditë në disa qytete. Kjo ngjarje ishte incidenti më i gjatë dhe më i përhapur i këtij lloji në vend. Maduro, e cilëson ndërprerjen e energjisë elektrike, si një sulm kibernetik, nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Por ekspertët lokalë të energjisë elektrike, thanë se ndërprerjet këtë muaj ishin për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, i cila ndërpreu gjithashtu operacionet në terminalin e Jose, portin kryesor për eksportin e naftës. Industria e naftës në Venezuelë është nyja e ekonomisë së saj.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.