“Neglizhencë e theksuar prindërore”! Policia rrugore shton gjobat për moszbatimin e masave të sigurisë
Policia rrugore e Tiranës ka shtuar kontrollet për mosrespektimin e sistemeve të fiksimit për fëmijët e grupmoshës nën 12 vjeç.
Në një video të publikuar në rrjete sociale Policia ka bërë thirrje për shtimin e masave të gjobës kundrejt drejtuesve të automjeteve, të cilët nuk përdorin paisjet e sigurimit të përcaktuara nga ligji kundrejt pasagjerëve, nën moshën 12 vjeç.
Në këtë mënyrë Policia bën thirrje edhe ndaj neglizhencës së prindërve ose personave të rritur, të cilët mund të rrezikojnë jetën e fëmijëve në rast aksidenti.
TiranëDuke parë neglizhencën e theksuar të prindërve dhe të tjerëve ndaj zbatimit të normave të sjelljes që detyrojnë drejtuesin e mjetit apo personin përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve nën moshë, të përdorin sistemet e fiksimit sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Rrugor shqiptar, si dhe rrezikun që u kanoset fëmijëve që nuk udhëtojnë në mjete me sisteme fiksimi të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative për këtë shkelje që është shkak për aksidente rrugore, me pasoja fatale për jetën.Nga kontrollet parandaluese për këtë shkelje, përgjatë 48 orëve të fundit, nga rrugorët e kryeqytetit janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe 12 pasagjerë në cilësinë e mbikëqyrësit së fëmijëve nën moshën 12 vjeç.# SiguroniFëmijëtNëAutomjet# SistemiiFiksimitShpëtonJetë# PoliciaShërbenPërSigurinëTuaj
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, January 16, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.