Negociatat në 2019, Rama: S’ka kushte! Do ngremë strukturat dhe thellojmë reformat
Shtyrja e çeljes së negociatave për qershor 2019, është një vendim mirëkuptuar nga ana e kryeministrit, dhe si një mundësi përgatitore për ngritjen e të gjitha strukturave të negociatave dhe thellimit të reformave.
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme deklaroi se pavarësisht disa qëndrimeve të vendeve të ndryshme integrimi i Ballkanin perëndimor nuk është lënë jashtë agjendës së BE.
“Sot ne kemi kapërcyer një moment mjaft delikat. Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në të njëjtën fazë, ishte një rrezik real që të mbeteshim në këtë moment pa tekst. Dy orë para vendimmarrjes përfundimtare nuk kishim tekst.
Të gjithë e dini se dy ore para vendimmarrjes përfundimtare ishim pa tekst, ku 25 vende u rreshtuan në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e menjëhershme të negociatave, dhe tre vende të tjera ishin në pozicione të ndryshme për arsye që ne i dimë dhe i kuptojmë plotësisht.
Ka një ndryshim midis çeljes imediate dhe çeljes në 12 muaj. Ndryshimi është shumë formal se sa duhet në pamje të parë. Edhe sikur çelja të ishte imediate në do na duhej një punë të gjatë përgatitore që do të merrte një kohë të caktuar, që shtirjet nga 6-12 muaj.
Dhe vendimi për çeljen e negociatave pas 12, është shumë e mirëkuptuar për ne, ndërkohë ne kemi mundësi të ngremë të gjithë strukturën e negociatave dhe te thellojmë reformat, që mirëpërcaktohen nga teksti i Këshillit Evropian.
Pavarësisht qasjeve të ndryshe nga disa vende, nuk është lenë pas agjenda e evropianizimit dhe integrimit të Ballkanit perëndimor në BE. Kjo ka rendësi themelore për ne, se ne kemi treguar sa e rëndësishme është për ne Europa, sidomos në dy pika dalluese. Pika që ne i kemi konstatuar dhe na janë venë në pah nga të gjitha takimet që kemi pasur: së pari reforma në drejtësi, e gjithë pranuar si një model që duhet shtrirë në gjithë rajonin tonë. Një reforma radikale me kosto jo të vogël të natyrave të ndryshme, dhe së dyti një shembull për rëndësinë që ka Europa në këtë territor, për shkak se fqinjët tanë pranuan të ndërrojnë emrin.
Besoj shumë të fryma e bashkëpunimit mesa ambasadorëve, të vendeve të tjera dhe BE, që i kam parë të motivuar dhe gjithë ekipit të ministrisë së punëve jashtme për të thelluar bashkëpunimin, dhe nevoja për të thelluar bashkëpunimin në qeveri”.
Rama nënvizojë se nuk ka asnjë kusht, Komisioni Europian thjesht ka nënvizuar kufizimet e integrimit ën këtë fazë.
“Qesharake kur dëgjoj që thonë se Shqipëria ka 13 kushte në këto 12 muaj. Europa nuk ka vënë asnjë kusht, thjeshte ka nënvizuar të gjitha kufizimet që ka integrimi në këtë fazë. Nuk ka thënë komisioni asgjë më shumë se ne ç’kemi bërë. Ç’ka është përcaktuar në këto 12 muaj, nuk ka asgjë më shumë se çfarë përmban programi ynë i reformave. Ne do vazhdonim Vettingun, me apo pa datë, ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, do vazhdonim ato që po bëjmë çdo ditë, luftën ndaj korrupsionit. Këto nuk do ndalonin nëse do hapeshin negociatat, apo nëse do refuzoheshin. Nëpërmjet procesit të negociatave forcohet shtetbërja, reformat janë për të ardhmen e vendit tonë, jo vetëm për të hyrë në Europë. Kemi një tekst nga komisioni që na ndihmon të bëjmë punën tonë në 12 muaj, për tu sinkronizuar me Bashkimin Europian”.
Në fund Rama shpërndau 4 medalje mirënjohje për arritjen e procesit të integrimit deri në këtë fazë, për 4 ambasadorët e vendit tonë, në Holandë, Bruksel, Gjermani dhe Francë.
“Medalje mirënjohje e kryeministrit për ambasadoren tonë në Holandë, Adia Sakiqin, Suela Janinën në Bruksel. Pastaj dy ambasadorët që ishin në dy anët e frontit, ambasadorin Artur Kuko në Gjermani dhe ambasadorin në Francë Dritan Tola”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.