Nëntor, mbi 1.7 mln vizita në e-Albania – Certifikatat familjare kryesojnë listën, shërbimi më i përdorur
Portali qeveritar e-Albania ka publikuar statistikat mujore mbi vizitat, shërbimet e përdorura si dhe aplikimet e kryera nga përdoruesit. Gjatë muajit nëntor, 21 317 përdorues të rinj janë regjistruar në portal, ndërsa numërohen mbi 1.7 milionë vizita në këtë të fundit.
Sa i takon shërbimeve më të përdorura, me 107 474 aplikime kryeson shërbimi i certifikatave familjare, ndjekur nga vërtetimi për pagimin e kontributeve për individin, si dhe aplikimi për kartë shëndeti.
Ndërkohë, në listën me 10 shërbimet më të përdorura të muajit në total, listohen edhe: aplikimi për certifikatë personale, vërtetim për individ të paregjistruar, deklarim dhe pagesë e kontributeve nga punëdhënësit, konfirmim për gjendjen aktive të mjetit, vërtetim për pagim detyrimesh, faturat e energjisë elektrike si dhe aplikim për leje ndërtimi.
Ndërsa, aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti qëndron në krye të listës si shërbimi më i përdorur për majin nëntor në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga të dhënat analitike, pas tij shërbime të tjera më të përdorura janë edhe aplikimi për vizë, për leje kalimi si dhe për prokurë të posaçme.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.