Nëse blerja e një smartphone-i Samsung mund t’ju bëjë nervoz, këtu ndodhet alternativa më e mirë e Android që mund ta zëvendësojë.

Nëse jeni të frikësuar për shkak se nga momenti në moment mund të keni shpërthim të baterisë në një nga smartphone-ët e Samsung, siç ndodhi me Galaxy Note 7, atëherë mund të merrni në konsideratë smartphone-in LG G6.
Ndoshta nuk keni dëgjuar shumë për smartphone-ët e LG gjatë viteve të fundit. Vitin e kaluar LG G5 ishte një dështim. Kjo mund të mbahet mend gjatë kur i krahason me smartphone premium si Samsung Galaxy S7 vitin e kaluar.
Por kjo ndryshon me LG G6. Ne kemi testuar një LG G6 të ri për disa ditë në zyrë. Duke luajtur me gati çdo smartphone të madh në treg, përfshirë edhe Galaxy S8 (e cila nuk ka filluar ende të shfaqet), ne jemi të bindur se smartphone-i i ri LG G6 do të qëndrojë krah për krah me Samsungu Galaxy S8.
Ekrani i madh 5.7 inch është më i vogël se sa ekrani 5.8 inch tek Galaxy S8, por përmban teknologjinë Dolby Vision për ndriçimin dhe qartësinë e ngjyrave. Ajo gjithashtu ka një raport 18:9 të ekranit, e cila do të thotë se është e hollë dhe e lehtë në përshtatje, ndryshe nga smartphone-ët e tjerë të rëndë. Kamerat kanë qenë me të vërtetë të mira për sa i përket analizave. Ky smartphone ka një lente me kënd të gjerë që mund të përshtatet më së miri në një foto në grup me familjarët tuaj.
G6 cilësohet gjithashtu si telefoni i parë më i shitur në portofolin e LG- së e cila ofron rezistencë kundër ujit e pluhurave duke konkurruar Apple dhe Samsung, të cilat ofrojnë modele më të shtrenjta.
Edhe dizajni industrial LG G6 është një arritje tepër e suksesshme. Telefoni nuk është i rëndë në dorë dhe ekrani nuk është i lakuar si tek modeli Galaxy S8, një veçori e cila nuk është një domosdoshmëri kur vjen puna në përdorim.
Një detaj tjetër i rëndësishëm është dhe aftësia për të zgjeruar kapacitetin e ruajtjes së memories. Kjo ju lejon të mbani më shumë muzikë, video, lojëra dhe aplikacione duke futur një kartë memorie të jashtme.
Çmimet e kartave të memories janë ulur, duke ju dhënë mundësinë të katërfishoni kapacitetin me pak lekë. Produkti më i shitur i LG-së gjithashtu vjen me versionin më të fundit Android, i njohur ndryshe si Android Nougat, i cili përfshin karakteristikat e fundit të sigurisë, aftësinë për të drejtuar dy programe njëherësh dhe shumë më tepër.
Ka një lexues të gjurmëve të gishtave në anën e pasme si dhe në zhbllokimin e pajisjes ajo funksionon mirë, por nuk ka ende ndonjë pëlqim të objekteve të vogla siç mund të jetë njohja e fytyrës ose skaneri i syrit.
LG gjithashtu është e veshur me një lëkurë të butë duke i dhënë një dizajn akoma më të mirë se modelet e tjera para-ardhëse. Nëse LG G6 është një kupë me akullore, Galaxy S8 është më shumë se një tas me akullore. Por a keni me të vërtetë nevojë për të gjitha këto pjesë?
Galaxy S8 sigurisht ka karakteristika të tjera që ju mund t’i merrni në konsideratë. Ai ka një ekran të mrekullueshëm , ndoshta ekranin më të mirë që mbulon pothuajse të gjithë sipërfaqen e përparme të telefonit.
Ai gjithashtu mbështetet tek gjenerata e ardhshme Gigabit LTE (nganjëherë e referuar si 5G) rrjete që janë shumë më të shpejta se rrjetet 4G LTE. Të apasionuarit mbas android mund të mbështesin dhe modelin Pro Google Pixel, si një alternativë më shumë për Galaxy S8, por ky telefon nuk ofron rezistencën ndaj ujit, dhe do akoma dhe 6 javë që të dalë në shitje. G6 është një alternativë e cila konkurron mjaft mirë me Galaxy S8 kur vjen puna tek karakteristikat dhe çmimi, dhe mund ta para-porosisni që tani.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.