Nëse jeni të pakënaqur nga fluturimet, është i gjithi faji juaj!

Me kalimin e viteve fluturimet janë bërë më të lira, por edhe me “më pak kushte”.
Udhëtarët shpesh heqin dorë nga ushqimi gjatë fluturimit, përzgjedhja e vendit apo sasia e bagazhit në këmbim të një çmimi më të lirë.
Business Insider raportoi se 51 për qind e të anketuarve kohët e fundit zgjodhën çmimin si përparësinë e tyre kur përzgjidhnin një linjë ajrore.
Në njëfarë mënyre kjo është një gjë e mirë pasi krijon konkurrencë mes linjave ajrore e si pasojë kjo çon në çmime më të lira por ka gjithashtu edhe efekte negative pasi nxitja e agjencive për të ulur kostot në mënyrë që të rrisin fitimet për udhëtarët do të thotë fluturime të mbushura me më shumë njerëz dhe më pak komoditete.
Agjencitë e dinë se udhëtarët preferojnë biletën më të lirë pavarësisht se sa i zhveshur është shërbimi apo se sa pagesa të vogla shtesë mund të kenë.
“Linjat me kosto të ulët fitojnë gjithnjë pasi njerëzve nuk u intereson ose nuk janë aq të sofistikuar sa të diferencojnë një paketë të plotë me shërbime cilësore dhe një shërbim shumë të vakët dhe aspak komoditet”, tha një analist biznesi.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.