Nesër, afati i fundit për aplikimin për bursë studimi për Master dhe Doktoraturë në SHBA. Kriteret, dokumentet dhe degët ku mund të studioni

Nesër është afati i fundit i aplikimit për bursa studimi për Master dhe Doktoraturë në programin “Fulbright” në SHBA. Konkretisht, personat që kanë synim studimin në SHBA e kanë mundësinë e aplikimit deri ditën e nesërme.
Programi “Fulbright” ofrohet për studentët e huaj dhe për profesionistët e rinj.
Bursat u akordohen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtim në detyrë në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë, në bazë të një niveli të lartë konkurrence.
Fushat e Studimit
Ambasada ka publikuar degët ku mund të kryeni aplikimin, si dhe kërkesat që duhet të dorëzoni. Konkretisht bursa është e vlefshme për një ose dy vite akademike në një universitet në Shtetet e Bashkuara për të përfituar një diplomë Master. “Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vjet pas përfundimit të Programit”. Më poshtë publikohet lista me degët që ofrohen në këtë program:
-Shkenca natyrore dhe sociale
-Agrikulturë
-Inxhinieri
-Biznes
-Ekonomik
-Administrim Publik
-Administrim Shëndetësor
-Letërsi dhe gjuhësi
-Psikologji
-Bibliotekonomi
-Kërkime arsimore
-Juridik
-Teatër/Balet
-Arsim
-Gazetari
Kërkesat për kualifikim
Kërkesat për kualifikim:
Diplomë universitare me të paktën 4 vite të plota studimi (ose 3+1, 3+2 sipas procesit te Bolonjës);
Minimumi 2 vite eksperiencë profesionale në fushën e studimit;
Aftësi të dukshme drejtuese
Nivel i përshtatshëm i gjuhës angleze (580 ose me shumë në provimin e TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit;
Kombësi shqiptare
Limiti i moshës: 40
Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit ne Shtetet e Bashkuara, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar.
Bursa e programit Fulbright garanton shkollimin, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, udhëtim vajtje ardhje në institucionin mikpritës. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.
Procedura e aplikimit
Forma e aplikimit për programin Fulbright duhet plotësuar në mënyre elektronike, këtu.
Aplikimet duhen dërguar jo më vonë se data 15 Qershor 2017. Aplikimi i plotë përfshin:
Formën e aplikimit (gjeneruar nga sistemi online)
Kopje të noterizuar të diplomës universitare dhe listës së notave nga të gjitha institucionet akademike e ndjekura më parë (një kopje)
Tre letra reference
Curriculum Vitae
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Kopje e pasaportës
Kopje të certifikatave nga kurse të kryera më parë (të vlefshme për fushën e studimit)
Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentet e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 Qershor 2017.
Fulbright Program, Public Affairs Office, U.S. Embassy, Rruga Elbasanit, Nr. 103 Tirana
“Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë 04 224-7285, email [email protected] ose faqen tonë në Facebook. Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 Qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We tranfer nuk do të merren në konsideratë!”
Programin Fulbright për Studiues të Huaj
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për vitin akademik 2018-2019 për Programin Fulbright për Studiues të Huaj. Programi Fulbright u jep mundësi pedagogëve dhe kandidatëve që kanë kryer doktoraturën ose janë në proces, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtimin në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë në bazë të konkurrimit.
Fushat e studimit
Dramë
Studime fetare
Punë sociale
Kimi
Letërsi/Gjuhësi
Komunikim
Juridik
Sociologji
Gazetari
Shkenca kompjuterike
Histori (jo amerikane)
Shëndet publik
Shkrim krijues
Linguistikë
Letërsi amerikane
Administrim publik
Shkenca informative
Shkenca mjedisore
Administrim Biznesi
TEFL/Gjuhësi e aplikuar
Bursat zakonisht zgjasin tre deri në gjashtë muaj në universitetet në Shtetet e Bashkuara. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojnë kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vjet në përfundim të Programit.
Kërkesat për kualifikim
Gradë doktorature ose kandidatë që janë duke e kryer doktoraturën;
Minimumi 5 vjet eksperiencë në mësimdhënie dhe/ose eksperience në fushat kërkimore në një universitet shqiptar;
Nivel i përshtatshëm i gjuhës angleze në përputhje me projektin që do të studiohet në Shtetet e Bashkuara (minimumi 580 pikë në provimin e TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit;
Aftësi drejtuese dhe kërkimore të shprehura, dhe potencial për zhvillim të mëtejshëm në profesionin përkatës;
Kombësi shqiptare dhe punësim në Shqipëri;
Limiti i moshës: 55
Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit ne Shtetet e Bashkuara, me përvoja të mëparshme studimi në Amerikë, fitues të një burse Fulbright në pesë vitet e fundit, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar.
Bursa e programit Fulbright garanton shkollimin, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, udhëtim vajtje ardhje në institucionin pritës. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.
Procedura e aplikimit
Forma e aplikimit për programin Fulbright për studiues të huaj duhet plotësuar në mënyrë elektronike, këtu.
Aplikimet duhen dërguar jo më vonë se data 15 Qershor 2017
Aplikimi i plotë përfshin:
Formën e aplikimit
Deklaratë të detajuar të aktivitetit të propozuar
CV të detajuar
Tre referenca
Kopje të noterizuara dhe të skanuara të diplomave (Univeristetare, Master, Doktoraturë)
Certifikata të tjera të marra (të vlefshme për fushën e studimit)
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Ftesa ose konfirmim pranimi nga institucioni Amerikan (jo e detyruar)
Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentet e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 Qershor 2017. Fulbright Program, Public Affairs Office, U.S. Embassy, Rruga Elbasanit, Nr. 103 Tirana
“Për informacion të mëtejshëm kontaktoni: Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, email [email protected] ose faqen tonë në Facebook. Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 Qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We tranfer nuk do të merren në konsideratë!”
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.