Nesër bllokohet një tjetër segment – Fillon rehabilitimi nga kthesa e Prezës te kthesa e Rinasit
Nga dita e martë, 18 Shtator 2018 do fillojnë punimet e rehabilitimit edhe në segmentin nga kthesa e Prezës deri në kthesën Rinas në aksin rrugor Vorë – Fushë Krujë. Për këtë arsye, ky segment rrugor do të jetë i bllokuar për trafikun në një gjatësi prej 3,340 ml.
Mjetet që udhëtojnë nga veriu në segmentin Shkodër – Milot – Fushe Krujë në drejtim të Tiranës dhe Durrësit duhet të vazhdojnë udhëtimin në drejtim të Kamzës në kryqëzimin e Fushë-Krujës.
Automjetet e vogla mund të kthehen për në Rinas dhe Ahmetaq në drejtimin Fushë-Krujë Rinas.
Dogana e Tiranës është e aksesueshme për të gjitha llojet e mjeteve nga ana e Vorës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.