Nesër zhvillohet mbledhja mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë – Njoftohet axhenda
Pjesë e një tradite të viteve të fundit tanimë, nesër zhvillohet një tjetër mbledhje mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra për shtyp, mbledhja do zhvillohet në Hollin Kryesor të Pallatit të Kongreseve.
Pasi të përfundoje fjala e dy kryeministrave dhe anëtarëve të tyre të kabinetit, pritet të nënshkruhen marrëveshjet ndërqeveritare.
Njoftohet se përmbajtja e marrëveshje do të cilësohet ditën e nesërme përgjatë takimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.