Nestle pret që shitjet të rriten gjatë këtij viti
Shitjet e produkteve të çokollatës Nestle do të rriten gjatë këtij viti pas një përmirësimi të performancës në Kinë dhe në Amerikën e veriut të cilët ndihmuan në përshpejtimin e rritjes në vitin 2018. Kërkesa për ushqime të paketuara ka shkuar drejt asaj të një ngrënieje më të shëndetshme dhe shefi Ekzekutiv i Nestles Mark Schneider po përpiqet të sjellë grupin më të madh ushqimor në botë për të shpejtuar në përmirësimin e efikasitetit dhe duke u fokusuar në kategoritë e rritjes.
Shitjet organike u rritën me 3.0 për qind gjatë gjithë vitit, duke u përshpejtuar në 3.7 për qind në tremujorin e fundit dhe fitimi neto u rrit me 42 për qind në 10.1 miliardë franga zvicerane ose (10.02 miliardë dollarë).
Duke folur me reporteren e CNBC Julianna Tatelbaum ditën e sotme , Schneider tha se rritja e Nestle u nxit nga biznesi i saj ushqyes si dhe nga performanca e fortë në SHBA dhe Kinë. “Ne kemi parë një ngadalësim të PBB në Kinë, por kjo nuk është përkthyer në ngadalësimin e interesit të konsumatorit”, tha ai.
Schneider shtoi se Nestle po përqendrohej në një rishikim të kostove të saj strukturore, që po bëhej në një mënyrë që do të mbronte rritjen organike. Ai gjithashtu i tha CNBC se kompania priste një rritje çmimi prej më shumë se 0.5 përqind në vitin 2019.
Pavarësisht numrit të përgjithshëm të rritjes së tregut, mendoj se ne jemi kthyer në fitimin e aksioneve në tregjet kyçe dhe në disa nënkategori të ëmbëltoreve kryesore, dhe kjo më jep shpresë të mirë për vitin 2019 dhe më tej “.
Burimi: CNBC
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.