Netflix dominon tregun – Aksioni arrin 205$, shton 5.3 mln nënshkrues në tremujorin e tretë

Netflix ka shtuar më shumë nënshkrues se projeksionet në të gjithë botën për tremujorin e tretë dhe dha deklaroi se ka avantazh ndaj rivalëve ndërkohë që televizioni në internet po përhapet në të gjithë botën.
Aksionet e Netflix arritën nivel rekord në sesionin e parë tregtar të javës në SHBA, duke prekur 205 dollarë për aksion. Për vitin, vlera në treg është rritur me 65%.
Në tremujorin e tretë, Netflix ka shtuar 5.3 milionë nënshkrues në të gjitha tregjet, duke thyer projeksionet e Wall Street për 4.5 milionë. Netflix parashikon 6.3 milionë nënshkrues të tjerë për tremujorin e fundit, gjë që do ta rriste totalin e konsumatorëve në të gjithë botën në thuajse 115.6 milionë.
Kompania, e njohur për shfaqjet e veta origjinale si “House of Cards”, ka rritur shpenzimet në prodhimin dhe blerjen e shfaqjeve, ndërkohë që përpiqet të dominojë shërbimin e televizionit në internet në tregjet ndërkombëtar.
Në raportimin drejt aksionerëve për tremujorin e tretë, Netflix bëri të ditur se kërkon të shtojë buxhetin për blerjen apo prodhimin e përmbajtjeve në 7-8 miliardë dollarë në vitin e ardhshëm.
Kompania po përballet me konkurrencë të fortë nga rivalë si Amazon.com me shërbimin Prime Video, dhe ndërsa Walt Disney përpiqet të nisë ofertat e veta online. Të ardhurat e Netflix u rritën me 30% në 2.99 miliardë dollarë për tremujorin e tretë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.