‘Netflix i preferuari i 2019’ – Goldman: Investim bindës dhe kthime të larta
Goldman Sachs është shprehur së fundmi se Netflix përfaqëson një nga investimet më bindëse në hapësirën e internetit.
Banka amerikane e investimeve e përsëriti vlerësimin e blerjes së saj në aksionet e Netflix dhe çmimin prej 400 dollarësh si objektivë 12 mujore, duke përfaqësuar kështu gati 50 përqind që nga mbyllja e aksioneve të ditës së enjte.
“Me aksionet e Netflix në 36 për qind dhe S&P 500 në 10 për qind për të njëjtën periudhë, ne besojmë se Netflix është një nga propozimet më të mira të rrezikut dhe shpërblimit në sektorin e internetit”. – tha analisti Heath Terry.“Ne vazhdojmë të besojmë se investimi në përmbajtjen, teknologjinë dhe shpërndarjen e Netflix do të vazhdojë të shtyjë rritjen e abonentëve edhe më shumë se pritjet e konsensusit si në SHBA ashtu edhe në nivel ndërkombëtar”.
Aksionet u rritën 3.1 për qind pas deklaratës së Goldman. Netflix është ulur më shumë se 25 për qind në tre muajt e fundit dhe më shumë se 30 për qind gjatë gjashtë muajve të kaluar. Ndërsa Terry pranoi se djegia e shfrenuar e parasë së kompanisë ka gjasa ta detyrojë atë të kthehet në tregun e borxhit me rendiment të lartë gjatë tre viteve të ardhshme, ai gjithashtu sheh se Netflix do të dyfishojë investimin vjetor të përmbajtjes dhe gjenerimin e kthimit të parave pozitive deri në vitin 2022.
Analisti gjithashtu tha se Netflix ka ende hapësirë ”të konsiderueshme” për tu rritur në tregjet amerikane dhe europiane pavarësisht niveleve relativisht të larta të përdorimit në ato rajone.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.